BETEJA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Diskutimi për të drejtat e fëmijëve nganjëherë është një temë e çuditshme. Në të parë, të gjithë do të pajtoheshin mbi të drejtën për banim, për të jetuar me familje dhe shokë, për mundësi të zhvillimit të personalitetit dhe talentit, që të jetë i respektuar dhe të trajtohet seriozisht. Prapëseprapë, edhe pse të drejtat e fëmijëve duken mjaft të rregulluara, ka shumë probleme në zbatimin e tyre. Dikur, pyetjet e ngritur për përgjegjësinë e realizimit të këtyre pikësynimeve, të fromuluara si të drejtat e detryeshme të fëmijëve, janë mbyllur.  Shikoni një herë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Ky traktat ndërkombëtar, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara  në vitin 1989,  përbën themelimin e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të fëmijëve. Dhe, deri më tani është një sukses sepse KDF 14 vjet pas miratimit është ratifikuar nga 192 vende, duke përfshirë të gjithë anëtarët e KB-së, përveç dy shteteve (Somalisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës). Pra KDF rregullon me të vërtetë standardet universale të të drejtave të njeriut për fëmijët. Mirëpo, lajmi i mirë për anën e satandardeve, ashpër ballafaqohet me tablon shkatërrimtare në anën e zbatimit.  hjkirfyuirft6yiRaporti i përbashkët i gjendjes në fund të dekadës nga KB/UNICEF-i për Sesionin Special të KB mbi Fëmijët, nxjerr në pah, për shembull, se shanset për mbijetesë të fëmijëve në Afrikën nën Saharë madje janë dëmtuar, deri sa globalisht, 149 milion fëmijë mbeten të ushqyer keq, dhe 100 milion fëmijë nuk ndjekin arsimimin fillor => faktet dhe figurat janë të poshtëshënuara. Pritjet ishin të mëdha si rrjedhim, kur 3355 delegatë qeveritarë, 1732 përfaqësues nga organizatat joqeveritare (OJQ-të) dhe më shumë se 600 të rinj (mosha prej 7 deri 18)  u takuan në maj të vitit 2002 në New York gjatë Sesionit Special të Asamblesë së Përgjithshme mbi Fëmijët. Konferenca miratoi një plan të ri ndërkombëtar, Planin për Veprim (“Një botë e përshtatshme për fëmijët”)’ e cila bëri që  qeveritë, UNICEF-it, organizatat e tjera ndërqeveritare dhe OJQ-të të zhvillojnë gati dy vjet bisedime, me një sukses të përzier. Dhe, çështja më problematike dhe padiskutim më e vështira në këtë debat ishte pozita e Konventës për të Drejtat e Fëmijës në dokumentin përfundimtar, me disa shtete, si Shtetet e Bashkuara, të cilat e refuzonin si tërësi nga kjo konventë, deri te dokumenti përfundimtar i dalë për të drejtat e fëmijëve.

Konferencë kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mblodhën sot në Konferencën me temë “Të Drejtat e Fëmijëve prioritet për Integrimin Evropian” përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, të organizmave ndërkombëtare, të shoqërisë civile, akademikë dhe fëmijë, të cilët diskutuan dhe ndanë arritjet e evidentuara, problematikat e dala si dhe sfidat në zbatimin e legjislacionit që promovon dhe garanton të drejtat e fëmijëve.
Në fjalën përshëndetëse në fillim të Konferencës, Ministri Spiro Ksera deklaroi se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve, si një objektiv i rëndesishëm i Qeverisë dhe një nga prioritetet për integrimin europian të vendit, është shprehur në thellimin e reformës legjislative dhe institucionale për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.
“Viti 2011 e në vazhdim ka qenë një periudhë e rëndësishme në fushën e të drejtave të fëmijëve, ku vazhdimi i ngritjes së mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor dhe qendror u pasua edhe në plotësimin e pesë akteve të fundit nënligjore që bën të mundur plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor”, deklaroi Ministri i Punës.
1-qershor-2-010612Ministri Ksera më pas u ndal tek problematika e kategorive të veçanta të fëmijëve, të tilla si fëmijët që shfrytëzohen për lypje, për punë të detyruar, që braktisin shkollën, që janë në rrezik trafikimi, që i nënshtrohen dhunës në marrëdhëniet familjare apo fëmijët e parregjistruar, të cilët duhet të referohen, asistohen dhe trajtohen nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në çdo bashki dhe komunë, struktura këto që në zbatim të detyrimit ligjor duhen ngritur në të gjitha njësitë vendore.
“Pavarësisht se gjatë 2011-2012 nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve janë trajtuar mbi 900 fëmijë dhe nga 18 Njësi në 2010, para miratimit të Ligjit ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve’, tani janë ngritur 49 të tilla në nivel bashkie dhe komune dhe 11 në nivel qarku, është e rëndësishme që të avancohet me hapa më të shpejtë për ngritjen e këtyre strukturave të domosdoshme në të gjitha njësitë vendore”, theksoi Ministri.
Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, theksoi rëndësinë e madhe që kanë për vendet e Unionit të drejtat e fëmijëve dhe vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në promovimin dhe garantimin ligjor të këtyre të drejtave. “Është pozitiv fakti që në Shqipëri po ngrihen njësi në mbrojtje të fëmijëve dhe Qeveria duhet të marrë masa për buxhetimin e tyre dhe kompletimin me infrastrukturën e duhur. Njësitë duhet të kenë mbështetje më të madhe ligjore dhe finaciare dhe Bashkimi Europian është këtu për t’jua lehtësuar këtë proces”, u shpreh Ambasadori Sequi.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, z. Detlef Palm, u shpreh se “Shqipëria ka marrë presidencën e Këshillit të Evropës dhe ka shpallur si prioritet çështjen e të drejtave të fëmijëve. Sytë e botës janë drejtuar tek Shqipëria për të parë dhe për të mësuar sesi këto qëllime fisnike do të bëhen realitet.”
Konferenca vazhdoi me përshëndetjen e grupit të fëmijëve Grupi 16+, dhe të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Legjislacionit për fëmijët.
Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Miranda Pasha, prezantoi raportin vjetor të monitorimit mbi zbatimin e Ligjit ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve’.