Edukimi i femijeve me aftesi te vecanta

Deri jo shumë kohë më parë  edukimi i fëmijëve me nevoja të veçanta ka qënë konsideruar si një çështje e veçantë e të ndarë nga edukimi i fëmijëve të tjerë. Por vitet e fundit ka pasur një ndryshim shumë të madh, duke ndryshuar filozofinë e edukimit dhe politikat arsimore duke theksuar me forcë gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin e përgjithshëm. Studiuesit dhe ata që merren me këtë problem po mundohen të largohen nga filozofia mbizotëruese, si ajo e izolimit, e veçimit dhe e ndarjes të këtyre
nxënësve nga pjesa tjetër e nxënësve.  Tendenca sot është kalimi nga veçimi, izolimi apo ndarja drejt integrimit dhe më tej drejt arsimit gjithëpërfshirës. Kjo natyrisht kërkon ndryshime në legjislacion dhe në politikat arsimore, por gjithmonë duke i studjuar me kujdes problemet dhe ndryshimet që duhet të
ndërmerren.Fillimisht le të sqarojmë kuptimin e termave ‘integrim’ dhe ‘gjithëpërfshirje’.
Sipas Fjalorit të Psikologjisë (Reber, 2001), me termin ‘integrim’ të fëmijëve me nevoja të veçanta në klasë do të kuptojmë përfshirjen, e tyre në klasa të zakonshme, pavarësisht karakteristikave të tyre të veçanta, duke u fokusuar më shumë në integrimin e tyre social, që ata të pranohen si pjesë e grupit (klasës) ku janë futur. Integrimi social ka të bëjë më shumë me përfshirjen e këtyre fëmijëve me fëmijët e tjerë jashtë klasës, gjatë pushimeve ndërmjet orëve të mësimit, kur hanë ushqim apo kur organizohen aktivitete të
ndryshme ekstrakurrikulare.Ndërsa me termin ‘gjithëpërfshirja’ jo thjesht nxënësi me nevoja të veçanta ta ndjejë veten pjesë të grupit fizikisht por të marrë pjesë aktive në aktivitetet që zhvillon klasa, të marrë e të japë dhe të jetë pjesë integrale e grupit apo klasës ku bën pjesë. Ata marrin pjesë në çdo aktivitet, ndryshimi i vetëm është, sidomos në Amerikë, që këto klasa përveçse mesuesit të zakonshëm kanë dhe një mësues të dytë të edukimit special dhe të dy mësuesit bashkëpunojnë në mësim. Studimet në këtë fushë i sqarojnë akoma
më mirë këto terma.Këto dy terma ende ngatërrohen në praktikën e përditshme. Masat që merren për t’i përfshirë nxënësit me aftësi të veçanta në klasa të zakonshme, nuk bëjnë gjë tjetër veçse integrimin e këtyre nxënësve në këto klasa, dhe jo gjithëpërfshirjen e tyre.Ka patur edhe tentativa të ndryshme për një integrim të pjesshëm të nxënësve me aftësi të veçanta, duke i vënë ata në klasa të veçanta në një shkollë të zakonshme, pra mësimin e bëjnë veç por në aktivitetet e tjera marrin pjesë së bashku me nxënësit e tjerë. Po edhe sikur integrimi të jetë i plotë, pra nxënësit me nevoja të veçanta të sistemohen në klasa të zakonshme nuk kemi të bëjmë me gjithëpërfshirjen e tyre, mbasi gjithëpërfshirja kërkon që fëmija me vështirësi për të mësuar, pra fëmija me nevoja të veçanta duhet t’i përshtasë aftësitë e tij për të mësuar me kurrikulën e hartuar për të gjithë nxënësit dhe jo e kundërta.
Integrimi social është një hap para drejt arsimit gjithëpërfshirës, por jemi ende larg nga gjithpërfshirja e këtyre nxënësve në edukimin e zakonshëm e të përgjithshëm.

Arsimimi, sfidë për fëmijët me nevoja të veçanta

Kërkesat e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta për t’i regjistruar fëmijët e tyre në shkolla të rregullta, po rritet çdo ditë e më shumë. Por, mundësia për ta, vazhdon të mbetet e vogël. Shkolla fillore “Ismajl Qemajli”, në Prishtinë, mbetet e vetmja si shkollë gjithëpërfshirëse.

Violeta është nënë e vajzës 7-vjeçare, e cila është e prekur me autizëm. Ajo thotë se pavarësisht përpjekjeve për ta futur vajzën e saj në shkollën më të afërt të lagjes ku ajo jeton, këtë mundësi nuk e ka pasur.https://i1.wp.com/www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0901211632161_m.gif

“Prindërit po hasin në vështirësi për regjistrimin e fëmijëve të tyre, për shkak se nuk po i pranojnë në shkollën më të afërt të lagjes. Të gjithë prindërve u duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollën ‘Ismajl Qemajli’, pa marrë parasysh se në cilën lagje jetojnë. Mendoj se është një barrë për familjen”, thotë Violeta.

Por, prindërit po ballafaqohen edhe me vështirësi tjera. Sipas zonjës Violeta, asaj i duhet vetë të sigurojë asistenten, në mënyrë që të ndihmojë mësuesen dhe të merret me fëmijën e saj me autizëm, meqë, sipas saj, mësuesja në klasë është e ngarkuar edhe me një numër të madh të fëmijëve që vijojnë mësimin.

“Në shkollën ‘Ismail Qemajli’ janë 5 fëmijë me autizëm, por vështirësitë janë sepse asistenten duhet siguruar vetë familja. Edhe pse me ligj parashihet që duhet të sigurohet, ata arsyetohen se buxheti i vogël nuk lejon një gjë të tillë. Andaj, sërish barra bie mbi familjarët dhe ne vetë duhet të paguajmë asistenten që të merret me fëmijët tonë”, tregon Violeta.

Ndërkaq, Vedat Bajrami, zyrtar në Ministrinë e Arsimit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se me gjithë kërkesat e mëdha, mundësitë për inkuadrim të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta, janë të vogla.

“Sa u përket fëmijëve me nevoja të veçanta, ka kërkesa shumë të mëdha , meqë është bërë një vetëdijesim përmes mediave, kampanjave të ndryshme, dhe prindërit janë të njoftuar që në baza ligjore është e rregulluar që fëmijët me nevojat të veçanta të shkojnë në shkolla të rregullta. Por, jo të gjithë fëmijët mund të shkojnë, për shkak se jo gjitha shkollat e kanë infrastrukturën e duhur dhe mësimdhënësit nuk e kanë nivelin e edukimit në atë aspekt profesional për fëmijët me nevoja të veçanta”, thotë Bajrami.

Leonora Shabani, ka vajzën e prekur me sindromën Daun. Leonora, që njëherësh udhëheqë organizatën “Down Sindrom Kosova”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kërkesat për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta janë mjaft të mëdha.

“Kërkesa për t’i përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta, ka mjaft. Por, askujt nuk i konvenon që nga secila lagje të dërgojë fëmijën vetëm në një shkollë, në klasë të bashkangjitur. Secili fëmijë sipas planit strategjik që e kemi hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka të drejtë të vijojë mësimin në shkollën më të afërt”, thotë Shabani.

Por, sipas zonjës Shabani, përmes organizatës që ajo udhëheq, kanë arritur që disa fëmijë t’i regjistrojnë edhe në shkolla tjera, përveç asaj “Ismail Qemajli”:

“Ne sot kemi regjistruar një fëmijë në shkollën ‘Dardania’ , në mënyrë zyrtare, një vajzë që është e prekur me sindromën Down. Përmes organizatës i ndihmojmë prindërit, nëse vendos ta dërgojë fëmijën në shkollën më të afërt, t’ia mundësojmë këtë”.

Sipas Vedat Bajramit, Kosova ka nevojë për më shumë mësimdhënës të trajnuar, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta, në të gjitha shkollat e Kosovës.

Fëmijët dhe media

Nuk do të ishte keq dhe jo thjesht për “ekzibicion profesional” që temën e madhe të fëmijëve të mund ta shohim në një “këndshikim tjetër”, ndryshe nga klishetë e njohura e të stërpërdorura të shkrimeve për 1 Qershorin e saposhkuar, ditën në të cilën shteti, shoqëria civile, familja dhe media e përqendrojnë vëmendjen e posaçme mbi ta. Jo sipas skemës tradicionale të detyrimeve që kanë natyrshëm të gjithë aktorët për “mbrojtjen dhe zhvillimin”, por nga këndshikimi i pasqyrimit dhe interpretimit mediatik të temës së fëmijëve, veçanërisht të atyre që për shkaqe të ndryshme janë me “nevoja të veçanta” dhe që kanë nevojë për mbështetjen komplementare, të dobishme edhe të medias profesioniste.

Gjithnjë më ka shqetësuar ky këndshikim, si një raport delikat i interferimit të problematikës së minorëve me interpretimin mediatik. Padyshim, në shumicën e rasteve, kjo ndërthurje ka qenë me impakt pozitiv, sidomos për sensibilizimin e strukturave sociale të shtetit, duke ndikuar indirekt në intensifikimin e politikave sociale dinamike të shtetit. Por nga ana tjetër, nuk mund të mos them po kaq hapur, se indikacionet mediatike, në jo pak raste për mungesë profesionalizmi kanë qenë negative. Mund të mos pëlqehet konstatimi i veprimit “dikotomik” të medias, madje mund të duket ca i ekzagjeruar pohimi, se në jo pak raste kanë sjellë dëme evidente interpretimi joprofesional e dogmatik i “botës së fëmijëve në nevojë”.

Për shkak të punës relativisht të gjatë në strukturat sociale shtetërore dhe veçanërisht me fëmijët jetimë, të braktisur apo në nevojë, na ka ndodhur shpesh, që më shumë jemi përballur me “vështirësitë tona” për zgjidhjen e problemit të fëmijëve jetimë. Por nuk kanë qenë të rralla, rastet kur kemi qenë të detyruar të përballemi me raste të interpretimeve të deformuara mediatike, për shkak të mungesës së njohurive specifike, të profesionalizmit të gazetarëve socialë. Nuk është normale që si rezultat i entuziazmit që kanë natyrshëm disa gazetarë të rinj, të cilët nën presionin e “ambicies profesionale”, të sigurimit të një vendi pune në gazetë apo televizion, kanë “sajuar lajm” me fëmijët, duke u nisur nga sensibiliteti i natyrshëm, tejet i veçantë i shtetit dhe shoqërisë. Në të vërtetë, kudo në botë, media është aleate dhe mbrojtëse e shtresave në nevojë, sidomos e fëmijëve. Pushteti i medias në jo pak raste ka qenë determinant, në zbulimin e gabimeve, fajeve, pse jo edhe të krimeve që kryen ndaj fëmijëve. Do të ishin të shumta rastet që do të sillja, për të vërtetuar këtë fakt, i cili tashmë është publik. Gazetat dhe kanalet e televizionit në Shqipëri, kanë qenë dhe janë kthyer vërtetë në “artileri për mbrojtjen” e të drejtave të fëmijëve, nga çdo shkelje e cenim i personalitetit të tyre në familje, ambiente publike e institucione sociale. femij-kpmpjuter-620x310

Mirëpo, duket se disa media, në pasqyrimin e tematikës së “ngatërruar” të fëmijëve, janë të mundshme dhe shfaqen “paradokse”. Kjo do të thotë se shpesh në përpjekje për t’i bërë mirë fëmijëve, për të pasqyruar nevojat dhe rreziqet që u kanosen atyre, krijohen situata sociale artificiale që kanë impakt negativ, mbi fëmijët dhe opinionin publik. Ka shumë raste kur, kjo tip media, në përpjekje për të “gjetur fakte” dhe për të bërë “lajm” për fëmijët, bën të kundërtën. Përgjithësisht këto qëndrime vijnë nga mënyra e përdorimit të forcës dhe të aftësisë ndikuese dhe perceptive të medias në shoqëri. Shtypi dhe televizioni në shumë raste, në emisionet që trajtojnë tema që kanë të bëjnë me problematikat fëminore, siç janë krimi, droga, alkooli e prostitucioni minoren, në përpjekjen e tyre për të njohur e sensibilizuar opinionin dhe familjen, bëjnë efekt të kundërt. Ka ditë kur edicionet hapen me lajme tronditëse nga bota e fëmijëve, me pasqyrime deri në detaje perverse se çfarë bëri ky apo ai, si u përdhunua, u keqtrajtua, si fëmijët shpërndajnë drogën, si bëjnë punë të këqija, si qëndrojnë në rrugë, si ushtrohet mbi ta dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale, etj., etj. Natyrisht, detyra e medias është të pasqyrojë realitetin dhe si “pushtet i katërt” me forcën e tij të ndikojë mbi shtetin, shoqërinë civile dhe komunitetin.

Por mungesa e sensit të masës tek disa nga mediat tona, mos vlerësimi i specifikës së ndikimit të lajmit, faktit, ngjarjes mbi psikologjinë e fëmijës, përbën një “handikap” serioz dhe një borxh të madh, ndaj fëmijëve. Sipas mendimit tim, media dhe relacionet e saj me fëmijët do të përmirësohen, në se do të punohet më shumë për të përgatitur gazetarë profesionistë dhe menaxherë për programacione për fëmijë.

Kjo kërkon që, më së pari, të përgatiten “gazetarë socialë”, si profesionistë dhe njohës të problematikës dhe specifikave të “botës së fëmijëve”, të aftësimit të tyre për të intervenuar jo “kuturu” dhe pa takt, në këtë botë të brishtë dhe delikate, por me njohuri paraprake dhe aftësi për të llogaritur efektet dhe kundër-efektet që lajmi, emisioni televiziv do të ketë mbi fëmijët. Një pjesë e të këqijave vijnë nga tendenca e “merkantilizimit” të medias së shkruar dhe elektronike, të cilat të futura në garën e konkurrencës dhe të mbijetesës, nuk kanë më fare parasysh se çfarë ndikimesh sociale kanë ato tek fëmijët e vegjël. Në këtë kontekst do të ishte i dobishëm që shteti, shoqëria civile dhe organet e licencimit mediatik, të këmbëngulin më fort për të korrigjuar shënjestrën e gabuar të ndikimeve “anti-fëmijë”, që shfaqen në faqet e gazetave dhe të ekraneve tona. yued5t

Në kushtet e “shoqërisë së hapur” është e vështirë të vendosësh censurë apo kontroll mbi informacionin, që jepet përmes botimeve dhe televizionit. Natyrisht, në to ka shumë artikuj në shtyp apo emisione dhe materiale edukative, që kanë ndikim pozitiv mbi personalitetin e fëmijëve, formimin e tyre shpirtëror dhe intelektual. Emisionet me natyrë moshore, botimet në gazeta e revista të shkrimeve nga bota e fëmijëve dhe problematikat e edukimit të adoleshentëve, janë të pranishme masivisht. Por, që të jemi të sinqertë, media e ka ende të kufizuar ndikimin pozitiv mbi fëmijët, sepse përmes “rotativave të shtypit” dhe “ekraneve të televizionit”, qarkullon një sasi e jashtëzakonshme shkrimesh dhe emisionesh jo edukative, të cilët kanë ndikim deformues në personalitetin e fëmijës, duke ndikuar në krijimin e tipareve të një njeriu me vese, neurotik, asocial. Është dukuri dhe shqetësim botëror, që tashmë ndihet në shoqërinë shqiptare.

Fëmijët janë duke u “bombarduar” me ide, mendime, filma e shkrime që më shumë se edukojnë fëmijët me ndjenja pozitive sociale, të humanizmit, solidaritetit, sedrës së shëndoshë, vetëpërmbajtjes seksuale, respektimit të të moshuarve, respektimin e femrës, dhënien pas objektivave dhe synimeve të shëndosha për jetën, bëjnë të kundërtën. Fëmijët po ndeshen me një “valë presioni’ që kultivon tek ata “antivlera”. Fëmijët janë “non stop” nën ndikimin e filmave me dhunë, seks, krim, mashtrim, vjedhje, degradim moral. Në moshën më delikate të formimit, e kanë të vështirë qoftë edhe nën monitorimin e prindërve dhe mësuesve, të gjejnë emisione edukative, formuese. Madje në këtë rrugë duket se përballë fuqisë së medias, ka rënë forca e shkollës, roli i mësuesit dhe puna edukative e familjes. Në këtë kontekst duhet njohur ndikimi i medias mbi fëmijët, si dhe kërkesa për një proces selektimi të materialeve që fëmijët kanë mundësi të ndjekin përmes shtypit apo televizionit.

Ndikimi i medias në edukimin e fëmijëve

Ndikimi dhe mbizotërimi i medias tek fëmijët në 10 vitet e parë të jetës së tyre është i habitshëm. Rezultatet e një sondazhi dëshmojnë se 90% e fëmijëve të moshës 6 vjeç, e përdorin vazhdimisht televizorin.

Në këtë mënyrë televizori më shumë se çdo mjet tjetër e përgatit fëmijën dhe sjelljet e tij për jetën në shoqëri. Sociologët besojnë se edukimi i fëmijëve është një art që ka nevojë për novacion, shpenzim energjie, kohë dhe fonde. Një pjesë e madhe e kësaj energjie, konsumohet për programime dhe administrimin e kohës së lirë të fëmijëve. Sigurisht që rezultati i punës nuk është gjithmonë i pëlqyeshëm sepse shpeshherë prindërit nuk janë dakord që të plotësojnë kushtet e nevojshme për kohën e lirë të fëmijëve të tyre. Shumica e fëmijëve dhe prindërve për dëfrimet e tyre më shumë se çdo gjë tjetër zgjedhin televizorin dhe lojërat kompjuterike. Mirëpo në shumë raste pasojat e përdorimit të televizorit apo e lojërave kompjuterike të dhunshme nuk janë më pak sesa dhuna e përhapur në shoqëri. Periudha e fëmijërisë është një prej periudha më delikate dhe që i kushtohet më shumë vëmendje sot nga organizata të ndryshme të botës të cilat përpiqen ti njohin njerëzit me vështirësitë dhe problematikat e kësaj shtrese të shoqërisë. Në të gjithë botën jetojnë më shumë se 2 miliard fëmijë dhe çdo ditë shkelen të drejtat e miliona prej tyre. Problemet kryesore të fëmijëve në botë janë mungesa e ushqimit, mungesa e ujit të pijshëm, ndihmave mjekësore, edukimit, arsimit dhe e strehimit. Vitet e fundit shumë studiues, intelektualë dhe mësues, janë shprehur se edukimi i fëmijëve sot ka shumë probleme dhe pengesa. Pas studimeve të problematikave sociale sot, është vënë re se edukimi i fëmijëve luan një rol të rëndësishëm në devijimet sociale apo sëmundjet psikologjike të adoleshentëve dhe të të rriturve. Në këtë mes një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të ardhshëm luajnë mjete të tilla si televizori, kinemaja, videot, sateliti dhe lojërat kompjuterike. Fëmijët që nga lindja e tyre përballen me televizorin dhe sinjalet e dëgjimit përgjatë gjithë kohës që aparati është i ndezur janë pjesë e ambientit. Mirëpo sjellja e vështrimit të televizorit ndryshon me rritjen e moshës së njeriut. Rreth 2/3 e fëmijëve qëllimisht ulen për të parë televizor. Në moshën dy vjeç e gjysmë, fëmijët kthehen në frekuentues të rregullt të televizorit dhe programeve të tij. Studimet e shumta dëshmojnë se sundimi i televizorit tek fëmijët në 10 vitet e para të jetës së tyre është tepër i gjerë dhe 90% e fëmijëve të moshës 6 vjeç, e përdorin rregullisht televizorin. Si rezultat televizori më shumë se çdo media tjetër ndikon më shumë në jetën sociale dhe sjelljet personale të njeriut. Kjo media gjithashtu përcakton bazat e vendimmarrjes së njeriut mbi mediat e tjera dhe ndikon shumë tek jeta e njeriut në të ardhmen. Dr. Naser Bahanar, hulumtues i shkencës së komunikimit thotë se televizori është një edukator i fuqishëm dhe mbase i rrezikshëm. Në përgjithësi shikuesi nuk është në dijeni të faktit se në kohën kur vështron televizorin ai në vazhdimësi mëson. Tek ai futen mesazhe dhe informacione pa e kuptuar se i përfiton ato. Ky hulumtues duke folur mbi kapacitetin perceptues të mesazhit televiziv nga fëmijët thotë se fëmijët shikojnë televizor jo vetëm për tu dëfryer por edhe për të mësuar. Mësimmarrja vjen me anë të ndjenjës së krahasimit të fëmijëve me shembujt e paraqitur në televizor dhe ndjenja përkatësisë sociale që krijohet tek ata. Si rezultat dr. Bahanar është i mendimit se një nga përgjegjësitë kryesore të mediave është edukimi për të krijuar personalitetin e fëmijëve. Ai është i bindur se media mund të luajë një rol aktiv në edukimin moral të fëmijëve, përkushtimin e tre tek vlerat fetare dhe spiritualë, drejtimin e fëmijëve nga aspekti fizik, si dhe edukimi i tyre për shëndet fizik dhe mendor. Media mund të luajë rol të rëndësishëm në prezantimin e së mirë dhe së keqes duke forcuar në këtë mënyrë kapacitetin vlerësues të fëmijës. Shprehja periudha fëmijërore, në literaturën perëndimore nënkupton një pjesë të periudhës së plotësimit të njeriut me karakteristikat, lidhjet dhe specifikat e veçanta të saj. Neil Postman, është i mendimit se deri 400 vjet më parë në historinë dhe kulturën perëndimore nuk pasur asnjë përkufizim mbi fëmijët me shprehjet e sotme. Në të vërtetë fjala dhe përkufizimi i fëmijës si një fenomen studimi ka nisur për herë të parë në shekullin e 16-të. Sigurisht përpara kësaj periudhe kishte një perceptim të përgjithshëm ku fëmija ishte i detyruar të ndiqte dëshirat dhe preferencat e prindërve të tyre. Postman thotë se neglizhenca në strukturën fizike dhe psikologjike të fëmijëve deri në periudhën e Rilindjes, ishte bërë shkak që prindërit tu mësonin fëmijëve atë që e konsideronin të përshtatshme. Në këto kushte fëmija përgatitej dhe edukohej për të ardhmen duke harruar periudhën e fëmijërisë. Rrjedha e neglizhencës kundrejt përkushtimit ndaj periudhës së fëmijërisë vazhdoi deri në shekullin e 18-të dhe vetëm pas këtij shekulli filluan të shtrohen pyetje mbi fëmijët, zhvillimin e njerëzve gjatë kësaj moshe, karakteristikat dhe edukimi i fëmijëve. Në edukimin e fëmijëve një vend të veçantë zë edukimi i aspektit mendor të personalitetit të tyre sepse ky aspekt është i lidhur ngushtë me të gjitha aspektet e tjera të jetës së fëmijës. Rëndësia e intelektit mund të krahasohet me një mbret në krye të pushtet i cili nëse ka një edukatë të përshtatshme e udhëzon njeriun në rrugën e përsosmërisë. Prandaj poseduesit e mediave duhet të kenë më shumë kujdes dhe me vullnetin e duhur duhet të formojnë shpirtin e mendimit dhe intelektin e fëmijëve. Një punë e tillë, brezat e ardhshëm i shpëton nga fenomene të tilla si imagjinimi dhe iluzionet. Edukimi i intelektit të fëmijës sjell rezultate të shumta pozitive. Forcimi i instinktit kërkues për zbulimin e shkencës dhe sekreteve të jetës tek fëmija krijon një entuziazëm të cilin e shoqëron përgjatë gjithë jetës. Nëse një media mundohet të shtojë dhe forcojë vullnetin e njeriut, teleshikuesit njihen me programet edukative të kësaj medie e cila ndikon drejtpërdrejtë në edukimin e tyre. Lidhur me ndikimin e medias tek fëmijët, si shembull mund të përmendim programet edukative fetare për fëmijët. Kufizimet që u bëhen fëmijëve në perceptimin e çështjeve të ndërlikuara, i bën jo efikase programet e drejtpërdrejta edukative dhe praktike. Në programet fetare përdorimi i një gjuhe tërheqëse dhe e shprehjes së kuptueshme është prioritet i medias. Gjuha e tregimit, është një metodë shumë e mirë për të transmetuar mësimet fetare tek fëmijët e fillores. Sigurisht për të forcuar intelektin dhe për të bërë dallimin e së mirë nga e keqja tek fëmijët mund të ndryshojnë edhe metodat e edukimit mediatik dhe mund të përdoren aktivitetet artistike dhe vizuale. Fëmijët e moshave të vogla mund të njihen me Zotin, mirësitë dhe mëshirën e Tij. Dëbora, shiu, çelja e luleve, vështrimi i këlyshëve të kafshëve, bukuritë e natyrës, të gjitha sëbashku tek mendja e fëmijës mund të rikujtojnë Zotin. Mediat dhe programet e tyre mund të krijojnë bindjen tek fëmija se Zoti e do atë dhe për të ka krijuar një botë kaq të bukur. Përveç kësaj theksimi në mëshirën dhe mirësinë e Zotit, është një prej prioriteteve kryesore tek edukimi fetar i fëmijëve. Në programet e tyre mediat duhet të përkushtohen në këtë çështje se bota është krijuar në bazë të një sistemit dhe ndikimit të veprave të njeriut në të ardhmen e saj. Përveç kësaj prezantimi i njerëzve të mëdhenj dhe i paraardhësve të fesë si shembuj të shoqërisë dhe pasqyrimi i jetës së tyre mund të luajë një rol special në edukimin e fëmijëve dhe formimin e personalitetit të tyre në të ardhmen. Si rezultat nëse fëmijët me vetëdije i përballim me një mori informacionesh dhe lidhjesh nuk do të shqetësohemi mbi ndikimin e mediave. Realiteti qëndron në faktin se e vetmja rrugë ekzistuese për përgatitjen e fëmijëve në këtë botë të re është që të kemi njohuri mbi këtë botë mjetet e saj ti vëmë në shërbimin tonë.femije-internet

Edukimi i fëmijëve – përgjegjësi e madhe

Të gjithë e dimë se prindërit janë faktori kryesor në edukimin e fëmijëve dhe fjala vjen, nëse prindi nuk gjen mirëkuptim me bashkëshorten kjo mund të reflektohet negativisht tek fëmija i tyre, i cili këtë do ta marrë si model të sjelljeve të veta. S
humë prej prindërve mendojnë se për fëmijët e tyre kanë obligim vetëm ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa edukata është çështje e kohës në të cilën ata shpresojnë.
Në edukimin e fëmijëve, pas familjes rol të madh ka edhe shkolla. Por, edukimi në shkollat tona është shumë i zbehtë dhe kjo ndodh kryesisht si pasojë e imitimeve të huaja të cilat pas luftës janë shumë të pranishme te ne dhe fatkeqësisht kanë ndikuar shumë në rënien e nivelit edukativ.

Problem tjetër për edukimin e fëmijëve paraqet punësimi i të dy prindërve dhe edukimi i tyre nga të tjerët, të cilët shpesh punojnë vetëm për pagën e tyre, e jo edhe për edukimin adekuat të fëmijëve. Në këto raste mund të ndodh që fëmija të bëjë çfarë t’i thotë mendja e tij pa pasur mundësinë ta dijë ç‘është e mira, të mësojë fjalë të ndyta, të filloj të gënjej, etj.

Gënjeshtra – ves i madh i fëmijëve

Disa fëmijë gënjejnë për të evituar dhembjen që shkakton humbja e diçkaje të tyre. Me fjalë të tjera, gënjeshtra lind si pasojë e përpjekjes së fëmijëve për të fshehur diçka të papranueshme në sjelljen e tij personale. Kështu fëmija shpik gjëra të paqena dhe shpesh i kthehet gënjeshtrës si përpjekje për të ndryshuar realitetin dhe për të gjetur një zgjidhje për problemet e veta.
Në këto raste është mirë që prindërit të ndërhyjnë me diplomaci, duke i mbështetur dhe duke i trajtuar ata me ngrohtësi, sepse fëmijët vihen kollaj në pozitë të vështirë. Pastaj, pasi të kuptojnë problemin e tyre, të mundohen t’i bindin ata se gënjeshtra s’është zgjidhje e mirë për të shpëtuar nga problemet me të cilat përballen.

Parimet themelore të konventës

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1989. Ajo u firmos për një kohë të shkurtër nga 61 vende të botës, reagim ky i pashënuar më parë pas një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara. Hyrja në fuqi e deklaratës më 2 shtator 1990 shënoi pikën kulminante të angazhimeve gati 70 vjeçare për ta bërë bashkësinë ndërkombëtare që të njohë nevojat e veçanta dhe ndjeshmërinë e fëmijëve. Dhjetë vjet pas aprovimit, ratifikimin e saj kanë mbetur ta nënshkruajnë vetëm dy shtete, Somalia dhe SHBA. Kjo përfshirje e gjerë e standardeve të përcaktuara në konventë zhvillohet krahas kërkesës gjithashtu të pashënuar deri tani për zbatimin në praktikë, të cilin duhet ta kishte konventa në fjalë.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës nuk është në radhë të parë një katalog i të drejtave të fëmijëve, por më tepër një radhitje e përgjegjësive kundrejt fëmijëve, të cilat shtetet janë të gatshme t’i njohin. Këto mund të jenë detyrime të drejtpërdrejta p.sh. në formën e dhënies së mundësisë për arsimim apo sigurimit të gjykimit të përshtatshëm; ose indirekte si p.sh. dhënia e mundësisë prindërve, familjes së gjerë apo kujdestarëve për marrjen e përgjegjësisë së kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijës. Konventa përmban dy koncepte me ndikime të rëndësishme:
bulletmvbhvj

Interesi më i mirë i fëmijës (Neni 3) bëhet kriter detyrues për të gjitha masat që kanë të bëjnë me fëmijët.
bullet

Prindërit apo personat e tjerë përgjegjës duhen përkrahur gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre, duke respektuar

Konventa përmban tri plotësime të rëndësishme. Së pari, ajo shton të drejtat për pjesëmarrje të fëmijëve dhe njeh rëndësinë e informimit të vetë fëmijëve mbi të drejtat e tyre. Së dyti, konventa prek tema, me të cilat asnjëherë më parë nuk është marrë ndonjë dokument ndërkombëtar: p.sh. e drejta e rehabilitimit për fëmijët të cilët kanë përjetuar situata të tmerrshme dhe shfrytëzimin, si dhe detyrimi i qeverive për të zhdukur praktikat tradicionale, të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Së treti, ajo përfshin parimet dhe standardet, të cilat më parë gjendeshin vetëm në tekstet e detyrueshme, veçanërisht në lidhje me adoptimet dhe me gjykimin e të miturve.

Edhe pse ligjet dhe masat politike janë të pashmangshme për të vëzhguar respektimin e të drejtave të fëmijëve, ato megjithatë nuk mjaftojnë. Për këtë arsye, shteti duhet të marrë masa serioze për garantimin e burimeve financiare dhe njerëzore. Neni 4 i konventës thotë se shtetet duhet të bëjnë gjithçka për zbatimin e konventës dhe për garantimin e realizimit të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve, duke përdorur për këtë qëllim mjetet që kanë në dispozicion (…).

Komiteti mbi të Drejtat e Fëmijës ka identifikuar nenet e mëposhtme si parime themelore të përgjithshme, të cilat formojnë bazën për të drejtat e konventës:
bullet

Neni 2 mbi ndalimin e diskriminimit
bullet

Neni 3 mbi interesat më të mira të fëmijës
bullet

neni 6 mbi të drejtën për jetë, ekzistencë dhe zhvillim
bullet

Neni 12 mbi respektimin e pikëpamjeve të fëmijës

Dhjetë vjet pas aprovimit, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës është bërë vepër e padiskutueshme referimi për të drejtat e njeriut. Si e tillë, ajo ka ndikuar edhe në krijimin e instrumenteve ndërkombëtare si ILO, e cila vepron kundër punës së detyruar të fëmijëve.

ÇFARË MUND TË BËHET QË TË PARANDALOHET KEQPËRDORIMI DHE LËNIA PAS DORE E FËMIJËVE?

I duhet then sa me pare stop dhunes se femijeve.

Disa nga përgjigjet më efektive për luftën kundër
keqpërdorimit dhe lënies pas dore të fëmijëve janë të
koncentruara në ngritjen e fëmijëve, në mardhëniet
prindë-fëmijë dhe mjedisin familjar, duke përfshirë:
– Trajnim për prindër: informim i prindërve për
zhvillimin e fëmijës, poashtu edhe për besnikërin
dhe lidhshmërin, si dhe mësimin e tyre se si ti
shfrytëzojnë metodat edukative dhe si të
kontrollojnë konfliktin familjar,
– Programe me vizita shtëpiake: këtu hyjnë vizita të
rregullta nga motra medicinale ose puntorë tjerë
shëndetësor në shtëpinë e familjeve me nevoja
speciale për përkrahje rreth përkujdesit për fëmijët,
ose atje ku egziston reziku për maltretimin e tyre.
Intervenimet mund të pëmbajnë këshillime, trajnime
dhe udhëzime për në specijalist ose agjenci tjera.
Megjithatë, programet që mw sw pari fokusohen në
ruajtjen e familjes pa i trajtur thelbësisht arsyet qw
janë më pak efektive.Ata që përfshinë shkallë të lartë
të pjesmarjes, duke përdorur metodin që mbindërton
forcat e familjes dhe përfshinë elementet e përkrahjes
sociale, duket se prodhojnë rezultate më të mira nga
ata pa kompetenca të tilla.fyfjyitg
Punwtorët shëndetsorë kanë rolë kryesorë në
zbulimin, trajtimin dhe udhëzim të rasteve të
keqpërdorimit dhe lënies pas dore, poashtu edhe në
paraqitjen e dyshimit për maltretim deri tek instancat
përkatëse. Për ta lëhtësuar zbulimin dhe paraqitjen e
rasteve, organizata të shumta shëndetësore zhvilluan
programe adekuate për trajnim.
Derisa vlersimet e këtyre programeve tregojnë
përmirsim në njohuritë e puntorëve shëndetësorë për
keqpërdorim dhe lënie pas dore të fëmijëve, nuk dihet
cili është ndikimi i programeve për trajnim ndaj
rezultateve tjera, si p.sh., mbrojtje e përmirësuar dhe
udhëzim i fëmijëve.
Qasje tjera për preventim të keqpërdorimit dhe lënies
pas dore, fokusohen në:
– terapi dhe shërbime tjera për fëmijë që kanë qenë
dëshmitarë ose kanë përjetuar maltretim,
– programe terapike për kryerësit,
– masa juridike si burgim, ndjekje, shërbime për
mbrojtjen e fëmijve dhe sisteme për informim
vullnetar dhe të patjetërsushëm që do të ndihmojnë
në zbulimin e rasteve të keqpërdorimit.
Të dhënat e deri tanishme për efektivitetin e këtyre
metodave janë shumë të kufizuara. Vlerësimi adekuat
nuk u është bërë për të shumtat.
Më së shumti shfrytëzohen inicijativa të bazuara në
bashkësinë që të adresohet problemi. Derisa disa janë
shkollore (trajnimi i fëmijve se si ta njohin situatën
kërcnuese dhe mësimi i tyre me shkathtësi për
mbrojtje nga keqpërdorimi), tjerët përfshijnë
bashkpunim të shumë sektorëve për ngritjen e
njohurive, të vetëdijes, poashtu edhe për përmirsimin
e shërbimeve.
U përdorën edhe mediumet dhe lloje tjera të fushatave
preventive që të stimulohet veprim i shoqërisë dhe që
të ndërrohen modelet e sjelljes.
Në nivel të shoqërisë mundw që të bëhet shumë që të
preventohet keqpërdorimi dhe lënia pas dore e
fëmijëve. Këtu përfshihen edhe masat për ballafaqim
me varfërinë, për përmirsimin e arsimimit dhe
mundësive për punësim, poashtu edhe për rritjen e
disponueshmërisë dhe kualitetit tw mbrojtjes së
fëmijëve. Këto përmasa kanë potencijalin që të
barazojnë situatën e pabarazisë sociale dhe
ekonomike dhe ti përmirësojnë rezultatet në favor të
fëmijëve.fdujftrit