Çfarë tregon Konventa e Kombeve të Bashkuara pë të drejtat e fëmijëve?


Të drejtat në fjalë mund të përmblidhen në dhjetë pika:

1. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë apo i ri, nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës apo besimit të tij.

2. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të gëzojnë shëndet të plotë dhe tiu jepet kujdesi maksimal shëndetësor dhe mjekësor.

3. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë për arsim fillestar falas. Përveç kësaj, atyre duhet t’iu mundësohet edhe arsimimi i mëtejshëm.

4. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për pushim, kohë të lirë, lojë dhe pjesëmarrje në në aktivitete kulturore dhe artistike.

5. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e informimit, shprehjes së mendimit të tyre dhe të drejtën për t’u dëgjuar.

eyedyhred6. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën për një edukim të mirë. Prindërit apo edukatorët e tjerë nuk duhet të përdorin dhunë, keqtrajtimi dhe keqpërdorimi është i ndaluar.

7. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes dhe ndihmës së veçantë në luftë dhe gjatë arratisjes.eeyse5ry

8. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga puna shfrytëzuese dhe keqpërdorimi seksual.

9. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të jetojnë me prindërit e tyre dhe të mbajnë kontaktin me të dy prindërit, nëse ata jetojnë të ndarë.

10. Fëmijët dhe të rinjtë e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s