Parimet themelore të konventës


Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1989. Ajo u firmos për një kohë të shkurtër nga 61 vende të botës, reagim ky i pashënuar më parë pas një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara. Hyrja në fuqi e deklaratës më 2 shtator 1990 shënoi pikën kulminante të angazhimeve gati 70 vjeçare për ta bërë bashkësinë ndërkombëtare që të njohë nevojat e veçanta dhe ndjeshmërinë e fëmijëve. Dhjetë vjet pas aprovimit, ratifikimin e saj kanë mbetur ta nënshkruajnë vetëm dy shtete, Somalia dhe SHBA. Kjo përfshirje e gjerë e standardeve të përcaktuara në konventë zhvillohet krahas kërkesës gjithashtu të pashënuar deri tani për zbatimin në praktikë, të cilin duhet ta kishte konventa në fjalë.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës nuk është në radhë të parë një katalog i të drejtave të fëmijëve, por më tepër një radhitje e përgjegjësive kundrejt fëmijëve, të cilat shtetet janë të gatshme t’i njohin. Këto mund të jenë detyrime të drejtpërdrejta p.sh. në formën e dhënies së mundësisë për arsimim apo sigurimit të gjykimit të përshtatshëm; ose indirekte si p.sh. dhënia e mundësisë prindërve, familjes së gjerë apo kujdestarëve për marrjen e përgjegjësisë së kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijës. Konventa përmban dy koncepte me ndikime të rëndësishme:

bullet

Interesi më i mirë i fëmijës (Neni 3) bëhet kriter detyrues për të gjitha masat që kanë të bëjnë me fëmijët.

bullet

Prindërit apo personat e tjerë përgjegjës duhen përkrahur gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre, duke respektuar

Konventa përmban tri plotësime të rëndësishme. Së pari, ajo shton të drejtat për pjesëmarrje të fëmijëve dhe njeh rëndësinë e informimit të vetë fëmijëve mbi të drejtat e tyre. Së dyti, konventa prek tema, me të cilat asnjëherë më parë nuk është marrë ndonjë dokument ndërkombëtar: p.sh. e drejta e rehabilitimit për fëmijët të cilët kanë përjetuar situata të tmerrshme dhe shfrytëzimin, si dhe detyrimi i qeverive për të zhdukur praktikat tradicionale, të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Së treti, ajo përfshin  parimet dhe standardet, të cilat më parë gjendeshin vetëm në tekstet e detyrueshme, veçanërisht në lidhje me adoptimet dhe me gjykimin e të miturve.

Edhe pse ligjet dhe masat politike janë të pashmangshme për të vëzhguar respektimin e të drejtave të fëmijëve, ato megjithatë nuk mjaftojnë. Për këtë arsye, shteti duhet të marrë masa serioze për garantimin e burimeve  financiare dhe njerëzore. Neni 4 i konventës thotë se shtetet duhet të bëjnë gjithçka për zbatimin e konventës dhe për garantimin e realizimit të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve, duke përdorur për këtë qëllim mjetet që kanë në dispozicion (…).

Komiteti mbi të Drejtat e Fëmijës  ka identifikuar nenet e mëposhtme si parime themelore të përgjithshme, të cilat formojnë bazën për të drejtat e konventës:

bullet

Neni 2 mbi ndalimin e diskriminimit

bullet

Neni 3 mbi interesat më të mira të fëmijës

bullet

neni 6 mbi të drejtën për jetë, ekzistencë dhe zhvillim

bullet

Neni 12 mbi respektimin e pikëpamjeve të fëmijës

Dhjetë vjet pas aprovimit, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës është bërë vepër e padiskutueshme referimi për të drejtat e njeriut. Si e tillë, ajo ka ndikuar edhe në krijimin e instrumenteve ndërkombëtare si ILO, e cila vepron kundër punës së detyruar të fëmijëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s