Fakte dhe të dhëna- informata statistikore për të drejtat e fëmijës


  • Regjistrimi i lindjes: më shumë se 50 milion lindje mbeten të paregjistruara çdo vit (75% prej të cilave në Afrikën nën Saharë).yg8yi
  • Mortaliteti i fëmijëve nën moshën 5 vjeçare: afërsisht 11 milion fëmijë për vit vdesin nga shkaqe që mund të ndalohen (“sëmundjet më të mëdha vrasëse”: diarea, infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes, difteria, tuberkulozi, kolli i keq, lia, tetanusi); më shumë se 175 vende nuk kanë më sëmundjen e polios.
  • Vdekshmëria e nënave në lindje: mesatarja botërore: 400 vdekje për 100.000 lindje: Afrika nën-Saharë: 1100; Azia Jugore: 430; Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore: 360; Amerika Latina/Karaibet: 190; Azia Lindore/Paqësori : 140; CEE/CIS/Shtetet baltike: 55; vendet e industrializuara:12.
  • Shtatëzanitë e adoleshenteve: 18 milion fëmijë që lindin nën moshën 18 vjeçare çdo vit; 23% e femrave (të martuara apo në bashkësi) përdorin kontraceptivë nën Afrikën nën Saharë.uguuf
  • HIV/SIDA: llogaritet se 13 milion fëmijë e kanë humbur nënën apo të dy prindërit e tyre nga SIDA deri në vitin 200: 95% e këtyre fëmijëve gjenden në Afrikën nën Saharë.
  • Ushqimi: llogaritet se 150 milion fëmijë janë të ushqyer keq.
  • Vrfëria: 3 miliardë njerëz mbeten gjallë me më pak se 2$ në ditë, 1.2 miliard (50 % e tyre janë fëmijë!) me më pak se 1$  në ditë; por 1 në 6 fëmijë jetojnë nën shkallën nacionale të varfërisë në vendet më të pasura botërore.
  • Fuqia punëtore e fëmijëve: rreth 250 milion fëmijë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeçare punojnë; në shtetet në zhvillim është e llogaritur se 70% punojnë në bujqësi dhe sektoret jozyrtare.
  • Fëmijët e rrugës: llogaritet se 100 milion fëmijë (nga mosha 4 vjeçare e më lart) jetojnë dhe punojnë në rrugë.
  • Arsimimi: regjistrimi në shkollat fillore: 82% globalisht, por 100 milion fëmijë mbesin jashtë shkollave, 53% prej të cilëve janë vajza.
  • Shërbimet sociale dhe piroritetet politike: shtetet në zhvillim, mesatarisht, shpenzojnë më shumë në mbrojtje të armatosur sesa në arsim apo shëndetësi; shtetet e industrializuara shpenzojnë më shumë se 10 herë në mbrojtje sesa në ndihmën ndërkombëtare për zhvillim.
  • Konfliktet e armatosura: vitet e 90-ta: 2 milion fëmijë kanë vdekur në konfliktet e armatosura, 6 milion të lënduar apo të hendikepuar; 300 000 të kyçur direkt në konflikt si ushtarë fëmijë.
  • Refugjatët fëmijë dhe fëmijët e zhvendosur: 11 milion fëmijë refugjatë janë në botë.
  • Aftësitë e kufizuara: mesatarisht 120 deri 150 milion fëmijë jetojnë me aftësi të kufizuara.
  • Dhuna: rreth 40 milion fëmijë nën moshën 15 vjeçare janë viktima të keqpërdorimit familjar apo mospërfillen deri në atë masë, sa të kërkojnë ndihmë mjekësore; 2 milion vajza janë në rrezik të prerjes së organeve gjenitale për çdo vit.
  • Trafikimi i fëmijëve: në Afrikë dhe Azinë Jug-Lindore 400.000 djem dhe vajza janë të prekur për çdo vit; në botë: deri në 2 milion fëmijë dhe femra trafikohen çdo vit.
  • Vetëvrasjet: afërsisht 4 milionë adoleshentë në vit tentojnë të vetëvriten në botë, së paku 100 000 nga ta vdesin.
  • Ombudspersoni për fëmijë: u themelua në 40 shtete deri më tani.
  • Planet Nacionale për Veprim (PNV): pas Samitit Botërore për Fëmijë të vitit 1990: afërsisht 155 vende kanë përgatitur PNV-të.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s