Konferencë kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mblodhën sot në Konferencën me temë “Të Drejtat e Fëmijëve prioritet për Integrimin Evropian” përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, të organizmave ndërkombëtare, të shoqërisë civile, akademikë dhe fëmijë, të cilët diskutuan dhe ndanë arritjet e evidentuara, problematikat e dala si dhe sfidat në zbatimin e legjislacionit që promovon dhe garanton të drejtat e fëmijëve.
Në fjalën përshëndetëse në fillim të Konferencës, Ministri Spiro Ksera deklaroi se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve, si një objektiv i rëndesishëm i Qeverisë dhe një nga prioritetet për integrimin europian të vendit, është shprehur në thellimin e reformës legjislative dhe institucionale për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.
“Viti 2011 e në vazhdim ka qenë një periudhë e rëndësishme në fushën e të drejtave të fëmijëve, ku vazhdimi i ngritjes së mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor dhe qendror u pasua edhe në plotësimin e pesë akteve të fundit nënligjore që bën të mundur plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor”, deklaroi Ministri i Punës.
1-qershor-2-010612Ministri Ksera më pas u ndal tek problematika e kategorive të veçanta të fëmijëve, të tilla si fëmijët që shfrytëzohen për lypje, për punë të detyruar, që braktisin shkollën, që janë në rrezik trafikimi, që i nënshtrohen dhunës në marrëdhëniet familjare apo fëmijët e parregjistruar, të cilët duhet të referohen, asistohen dhe trajtohen nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në çdo bashki dhe komunë, struktura këto që në zbatim të detyrimit ligjor duhen ngritur në të gjitha njësitë vendore.
“Pavarësisht se gjatë 2011-2012 nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve janë trajtuar mbi 900 fëmijë dhe nga 18 Njësi në 2010, para miratimit të Ligjit ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve’, tani janë ngritur 49 të tilla në nivel bashkie dhe komune dhe 11 në nivel qarku, është e rëndësishme që të avancohet me hapa më të shpejtë për ngritjen e këtyre strukturave të domosdoshme në të gjitha njësitë vendore”, theksoi Ministri.
Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, theksoi rëndësinë e madhe që kanë për vendet e Unionit të drejtat e fëmijëve dhe vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në promovimin dhe garantimin ligjor të këtyre të drejtave. “Është pozitiv fakti që në Shqipëri po ngrihen njësi në mbrojtje të fëmijëve dhe Qeveria duhet të marrë masa për buxhetimin e tyre dhe kompletimin me infrastrukturën e duhur. Njësitë duhet të kenë mbështetje më të madhe ligjore dhe finaciare dhe Bashkimi Europian është këtu për t’jua lehtësuar këtë proces”, u shpreh Ambasadori Sequi.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, z. Detlef Palm, u shpreh se “Shqipëria ka marrë presidencën e Këshillit të Evropës dhe ka shpallur si prioritet çështjen e të drejtave të fëmijëve. Sytë e botës janë drejtuar tek Shqipëria për të parë dhe për të mësuar sesi këto qëllime fisnike do të bëhen realitet.”
Konferenca vazhdoi me përshëndetjen e grupit të fëmijëve Grupi 16+, dhe të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Legjislacionit për fëmijët.
Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Miranda Pasha, prezantoi raportin vjetor të monitorimit mbi zbatimin e Ligjit ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve’.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s