Natyra dhe përmbajtja e të drejtave të njeriut të fëmijëve


Koncepti i të drejtave të fëmijëve ka evoluar nga njëra anë nga lëvizja e gjerë për të drejtat e njeriut, por poashtu ka rrjedhur nga zhvillimet e tjera në fushën sociale, arsimore dhe psikologjike në 300 vitet e fundit.  Këtu përfshihen edhe ndikimi i përkrahjes institucionale shtetërore për arsim të obliguar në shkolla, efektet negative të industrializimit në fëmijë (për shembull shpërdorimi i fëmijëve në fabrika apo miniera) dhe pasojat e luftës. Një kuptim i ri mbi zhvillimin e fëmijës ka evoluuar, nga koncepti i ri i mësimit dhe modelet e ngritjes së fëmijës në “lëvizje liberale fëmijënore” në vitet e ‘70. Ata ndihmuan që ta zhvendosnin cenueshmërinë e fëmijës dhe nevojat e mbrojtjes në një diskutim të ri mbi autonominë e fëmijës, kompetëncën,  vetëvendosje dhe pjesëmarrjen e fëmijës, duke i refuzuar botëkuptimet atërore të fëmijëve si objekte të kontrollit prindor/madhor. Përfundimisht, të gjitha këto zhvillime së bashku kanë pasur një ndikim të madh në proceset politike, të cilat filluan brendapërbrenda Kombeve të Bashkuara: skicimi i një trupi të ri ligjor detyrues për të drejtat njerëzore të fëmijës – Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Viti i miratimit të saj – 20 Nëntori 1989 – është përvjetori i Ditës Ndërkombëtare të të Dejtave të Fëmijës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s